Ka përfunduar papritmas rrugëtimin njëra nga konkurentet e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Bëhet fjalë për Dianën.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm banorës iu kumtua nga motra e saj se babai i tyre ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, me ç’rast edhe iu kërkua që ta braktiste garën në gjysmë.
Megjithatë ajo nuk pranoi ta bënte një veprim të tillë pa diskutuar vet me babain e saj.
Para pak çastesh ajo u ka treguar banorëve të tjerë për vendimin e saj të menjëhershëm, që ta ndërprejë rrugëtimin në këtë format.
Dalja e Dianës si dhe vizita e motrës së saj janë diskutuar shumë nga opinioni publik si dhe konkurrentët pjesëmarrës, pasi u aludua se njëra ndër arsyet se pse familja i kërkoi ta linte garën ishte lidhja me Arionin, konkurrentin e këtij programi. /Gazeta Enigma