Diddy përfshihet në një tjetër skandal seksual, vetëm pak orë pas lirimit nga akuzat më të rënda

Diddy përfshihet në një tjetër skandal seksual, vetëm pak orë pas lirimit nga akuzat më të rënda

Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër valë akuzash shokuese, vetëm disa orë pasi u lirua nga akuzat e rënda për trafikim seksual dhe shantazh.

Një padi e re, e ngritur nga Clayton Howard – një eskortë mashkull që pretendon se ka qenë i përfshirë në marrëdhënie të detyruara me Diddy dhe ish-partneren e tij Cassie Ventura – ka ngritur akuza tronditëse ndaj çiftit të dikurshëm.

Sipas padisë, Howard, i njohur edhe si “Dave”, pretendon se ka qenë i detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me çiftin për një periudhë prej tetë vitesh, duke filluar nga viti 2009, shkruan DailyMail.

Ai thotë se është droguar, traumatizuar dhe shfrytëzuar për të kënaqur fetishet e tyre, ndërsa akuzon Cassie-n se e ka infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe ka abortuar fëmijën e tyre pa dijeninë e tij.

Padia përshkruan detaje të dhunshme dhe degraduese, përfshirë përdorimin e drogës si mjet manipulimi, urdhërimin për akte seksuale të dhimbshme dhe filmimin e tij pa pëlqim.

Howard e përshkruan Cassie-n si një pjesëmarrëse aktive në shfrytëzimin e tij, duke hedhur poshtë portretizimin e saj si viktimë të Diddy-t, që ajo kishte dhënë më parë në procesin e saj ligjor.

Diddy, i cili aktualisht po vuan një dënim me burg për akte të lidhura me prostitucionin, ka vuajtur nëntë muaj burg që nga arrestimi i tij në shtator.

Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm nga akuza për trafikim seksual dhe shantazh – akuza që mund ta kishin dënuar me burgim të përjetshëm. Prokurorët kërkojnë një dënim prej 4–5 vitesh, ndërsa avokatët e tij presin një dënim më të lehtë, rreth dy vjet.

Në mes të këtij skandali të ri, Howard ka publikuar edhe një libër me titull “Cassie: Viktima ose bashkë-konspiratorja”, duke e sfiduar rrëfimin publik të saj dhe duke kërkuar dëmshpërblim financiar për dëmet e pësuara.

Related Articles