“Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”

“Dikur milja lopët, sot në jurinë e Miss SHBA”

Modelja Emina Cunmulaj është ulur në tavolinën e jurisë së Miss SHBA.

Nga aty ajo ka përcjellë një mesazh shumë domethënës për gjithë vajzat që kanë një ëndërr. Sipas saj, gjithçka mund të realizohet me punë dhe vullnet pavarësisht se nga vjen apo mundësive që ke.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare,” – shprehet Cunmulaj në një video të publikuar në TikTok-un e saj.

Related Articles