Vera po thuajse gjithmonë është me temperatura shumë të larta dhe sigurisht planet për pushime në plazhe janë ndër të preferuarat e shumë njerëzve.
Përveç kohës që kaloni në ujë duke u freskuar, ju keni nevojë edhe për diçka më atraktive, e çfarë mund të ketë më mirë se sa në çantën e plazhit të keni edhe një libër.
Këta janë disa prej librave më të shitur në Amazon, të cilët rekomandohet se duhet ti keni me veti gjatë kohës sa jeni në plazh.
“The Last Thing He Told Me”
“Gjëja e fundit që më tha” titullohet romani që rekomandohet të keni me veti në det, libri ka të bëj më historinë e një gruaje dhe vajzës së saj adoleshente dhe një burrë i cili zhduket. Vogue e quajti romanin të lehtë pavarësisht komplotit të tij të ashpër.
“Project Hail Mary”
Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim jashtë kësaj bote këtë verë, atëherë “Project Hail Mary” mund të jetë një bilet e re për ju. Romani i ri nga Andy Ëeir ka të bëjë me një njeri që zgjohet në një anije kozmike pa e ditur pse është atje, apo kush është. Për fat të mirë për njerëzimin, ai mëson se nuk është saktësisht i pakualifikuar për stacionin e tij ai është një astronaut me misionin e tij për të shpëtuar Tokën
“Seven Days in June”
Ky roman i ri nga Tia Ëilliams duket i bërë me porosi për lexuesit e plazhit. “Shtatë ditë në qershor” është vendosur jo vetëm në verë, por edhe në botën e librave. Përralla e dy autorëve që u lidhën përsëri pas një kohe të gjatë janë nga romanet më të preferuar romantik gjatë verës.
“Malibu Rising”
Ky roman është një nga leximet më të mira të plazhit të vitit 2019 nga “Daisy Jones & the Six”, një histori e një supergrupi muzikor të viteve 1970 dhe ka të bëjë me një familje në Kaliforninë Jugore, mr një festë në shtëpi dhe një zjarr i furishëm që ndodh.
“The Guncle”
Ky roman i ri nga Steven Rowley u emërua si një nga librat më të mire nga Washington Post për të ndriçuar verën tuaj./Gazeta Enigma/