Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi arrin fitoren e madhe përballë mongolezes Munkhbat Urantsetseg.
Në kategorinë 48 kilogramë, Distria arrin finalen duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këtë Olimpiadë.
Ajo fitoi gjysmëfinalen me rezultat 1-0.
Në finale, xhudistja pejane do të përballet me japonezen Tonaki Funa.
Njëkohësisht, ajo është edhe e para nga 11 sportistët kosovarë që po zhvillon ndeshjet e saj në Tokyo.
Distria këtu erdhi pas dy fitoreve që siguroi në mëngjesin e sotëm.
Në raundin e dytë, Krasniqi fitoi me Ippon, me një hedhje mjeshtërore, përballë brazilianes Gabriela Chibana.
Kurse, në çerekfinale ajo arriti fitoren me rezultat 10-0 përballës xhudistes nga Taipei Kinez, Chen-Hao Lin.
Finalja zhvillohet sot rreth orës 11:20