Një 15 vjeçar dyshohet se e ka mbytur me thikë nënën e tij.
Rasti tragjik ka ndodhur në Katania, ku ka mbetur e vdekur 32 vjeçarja Valentina Giunta.
Sipas raportimit të Ansa.it, marrëdhëniet mes të miturit dhe nënës së tij kanë qenë të vështira prej kohës.
Ngjarja tragjike mund të ketë ardhur pas një sherri mes këtyre dyjve, që më pas ka eskaluar dhe ka përfunduar me një akt tragjik.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë në shtëpinë e saj, në zonën e Kalasë Ursino në lagjen historike të San Cristoforo.
Punonjësit e policisë kishin mbërritur në vendngjarje pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili kishte thënë se kishte frikë se gruaja mund të jetë në rrezik për jetën.
Stafi mjekësor e kishte konstatuar se nëna e dy fëmijëve të mitur kishte vdekur.
Menjëherë, ekipi i Komisariatit të Policisë, i cili nisi hetimet, ka ndjekur një pistë të brendshme që në momentin e parë dhe janë kryer hetimet për shoqëruesin e viktimës, babain e 15-vjeçarit.