Edoardo Santini, djali më i pashëm në Itali për vitin 2019, me studime për kërcim dhe aktrim, ka hequr dorë nga karriera e modelingut për t’iu përkushtuar Zotit dhe për t’u bërë prift.
Sandini zbuloi në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për besimin e tij dhe i është bashkuar një seminari pranë Firences për t’u bërë prift “Perëndia së pari”.
Edoardo Santini said on social media Saturday he would renounce his modeling career for his faith. He wants to pursue the priesthood.https://t.co/YNBLsG5zuu— Catholic Frequency (@CatholicFQ) December 4, 2023
Në fakt, në një video që postoi në Instagram javën e kaluar, ai ndau një video të tij duke u lutur në një kishë, me mbishkrimin: “Unë jam kthyer në rrugën time”.
“Në moshën 21-vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do të heq dorë nga të gjitha pasionet e mia, thjesht do t’i jetoj ndryshe, duke ia ofruar Zotit”, tha Eduardo.