Djersiteni shumë gjatë natës, ja nga cila sëmundje mund të vuani

Djersiteni shumë gjatë natës, ja nga cila sëmundje mund të vuani

Mjekët shpesh dëgjojnë shumë pacientë të ankohen për djersitje gjatë natës, gjë që nuk është rezultat i një ambienti të shumë të nxehtë apo rrobave.

Djersitja gjatë natës pa ndonjë arsye të dukshme, duke djersitur rrobat dhe çarçafët mund të jetë një sinjal i një rreziku më serioz. Disa nga sëmundjet e njohura që mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës janë:

Menopauza

Afshet e nxehta që shoqërojnë menopauzën mund të ndodhin gjithashtu gjatë natës dhe të shkaktojnë djersitje.

Hiperhidroza idiopatike

Është një gjendje në të cilën trupi prodhon një sasi të tepruar djerse pa ndonjë shkak të njohur mjekësor.

Infeksionet

Tuberkulozi zakonisht shoqërohet me djersitje gjatë natës. Por edhe infeksione bakteriale, siç janë endokarditi dhe osteomieliti, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Djersitja e natës është gjithashtu një simptomë e infeksionit HIV.

Kanceri

Djersitja e natës është një simptomë e hershme e disa llojeve të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit që shoqërohet me djersitje gjatë natës është limfoma. Sidoqoftë, njerëzit që vuajnë nga kanceri i padiagnostikuar shpesh kanë simptoma të tjera, të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

Hipoglikemia

Sheqeri i ulët në gjak mund të shkaktojë djersitje. Personat që marrin insulinë ose pilula diabeti mund të kenë hipoglikemi brenda natës, e cila shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale

Djersitja dhe skuqja e fytyrës mund të shoqërohen me një sërë çrregullimesh hormonale, duke përfshirë feokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hipertiroidizmin. /Gazeta Enigma/

Related Articles