“Do të na vrasin!”, Nadal i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit

“Do të na vrasin!”, Nadal i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër Djokovicit

Rafael Nadali u tërbua pasi e përjetoi një rrëzim të dhimbshëm në tokë gjatë triumfit kundër serbit Novak Djokovic në “Italian Open“.



Nadal, numri 3 i botës së tenisit, vrapoi për ta zënë një top, në përpjekje për ta bërë një goditje përreth rrjetës së fushës kundër rivalit të vet serb në setin e parë të finales. Por, sapo e goditi topin, mori në thua në njërën prej vijave të fushës dhe u rrokullis në baltë!

I mbuluar në dhe të kuq, Nadal kërceu dhe i bërtiti gjyqtarit Carlos Bernardes: “E pabesueshme, këto vija… do të na vrasin në fund!”.

Nadal – i cili e fitoi finalen 2:1 me sete, (7-5); (1-6); (6-3) – përjetoi një të qarë në gju por ishte padyshim mirënjohës që rrëzimi nuk i shkaktoi dëme më të mëdha. ‘Grand slam’ i ‘French Open’, ku spanjolli është 13 herë kampion, nis në fund të këtij muaji. Nëse ai e fitoi titullin këtë vit në kryeqytetin spanjoll, atëherë do ta kalojë Roger Federerin si tenisti më i suksesshëm në ‘Grand Slam’s’, me 21 tituj.

Related Articles