Meri dhe Gazi, dy banorët e Big Brother VIP Albaia janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, me tone kërcënuese.
Të ulur në sallonin e shtëpisë, Meri është revoltuar pasi i kanë përmendur moshën.
Meri: Guxove edhe njëherë të ofendosh në moralin e njerëzve do të bëj copash në kuptimin e mirë të fjalës. Do shkrumboj ikonën dhe figurën tënde në çdo cep. Kaq mbaje mend
Gazi: As nuk e diskutoj
Meri: E kam atë forcë. Do të shkrumboj fare
Gazi: Ça do bësh?
Meri: E di unë se çfarë do të bëj
Gazi: Do bësh magji
Meri: E do bëj magji, magjinë e surratit tat, ke inat ti?
Ndërkohë banorët e tjerë i kanë kërkuar Merit që të qetësohet, pasi Gazi po e bën qëllimisht.