Modelja ruse, Ariana Lirey prej kohësh ka zënë vend në mediat shqiptare e faqet rozë.
Kjo për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me reperin Don Xhon, me të cilin ishte bashkë për afro një vit.
Edhe pas ndarjes, ish-çifti kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit të tyre e po ashtu edhe për ‘kunjat’ që Lirey hodhi në drejtim të tij.
E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.
“Është ishi im, mund të bëjë çfarë të dojë”, ka shkruar ajo në anglisht.
Kujtojmë se gjatë një koncerti, Don Xhoni u shfaq duke e përqafuar Erën, gjë që ka nxitur reagimet se çifti mund të kenë filluar një lidhje të re.