Don Xhon “gjen dashurinë” te një tjetër vajzë e huaj?

Don Xhon “gjen dashurinë” te një tjetër vajzë e huaj?

Pas disa muajsh nga ndarja e bujshme me modelen ruse, Don Xhon duket se ka gjetur dashurinë.

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajmet për një flirt mes tij dhe aktores për filmat e të rriturve, Alby Rydes.

Dyshja kanë filluar të ndiqen në rrjetet sociale, por jo vetëm kaq.

Dje, Don Xhoni publikoi një foto me Era Istrefin në “Instastory” dhe mbishkrimi i tij ishte: “E bukur është si ruse”.

Vëmendja u përqendrua te ky koment i Don Xhonit nisur nga fakti se ai ka pasur një romancë të shumë komentuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Por duket se me Ariana është vetëm një flirt, pasi Don Xhon ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër vajze të huaj.

Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re.

Ai publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ia dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji, pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Related Articles