Don Xhoni bën veprime abnormale: “Shqyen” sofrën me çekiç pasi nxehet nga këngët me çifteli

Don Xhoni bën veprime abnormale: “Shqyen” sofrën me çekiç pasi nxehet nga këngët me çifteli
Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi(Don Xhoni) nuk e ka përmbajtur aspak veten në një odë teksa dëgjonte këngë me çiftelia për marshin e UÇK-së.

Në një video të postuar në rrjete sociale, shihet se si Don Xhoni merr një çekiç dhe thyen sofrën që kishte pranë vetes.

Këto goditje të tij në formë banale, shoqërohen me tingujt e çiftelive të “Zhutave”, grup ky që njihet për nxitjen e ndjenjës patriotike, që më pas vijon me veprime të tilla si të reperit Isufi.

Për më tepër, afër reperit është edhe këngëtari tjetër, Butrint Imeri, por që ky përmbahet nga veprimet. 

@lajme24h Don Xhoni e then sofrën me çekiç e Butrint Imeri vetëm qeshet, derisa Zhutat këndojnë Marshin e UÇK-së #donxhoni #butrintimeri #viral #viralvideo #viraltiktok #for #foryoupage #fyp ♬ original sound – LAJMI FUNDIT

Related Articles