Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg?

Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg?

Binjakët më të famshëm të momentit padyshim që janë Donald dhe Romeo Veshaj.

Sipas mediave Donaldi dhe Romeo akuzohen prej 5 vitesh për plagosje të rëndë me dashje.

Që nga viti 2017 e deri më tani aktorët po vazhdojnë të përballen me drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe sipas gazetares së kronikave, më 27 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore për dy vëllezërit të cilët rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Një ngjarje e pesë viteve më parë që ka protagonistë dy aktorët vlonjatë Romeo dhe Donald Veshaj, rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë.

Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët.

Related Articles