Dy banorët e Big Brother, Buci dhe Santiana po vazhdojnë “telenovelën” e tyre në këtë format, mes dyshimeve se kanë diçka më shumë me njëri-tjetrin sesa vetëm shoqëri, ndonëse të dy janë në lidhje jashtë dhe kanë mohuar ndonjë raport më shumë sesa shoqëri.
Buci dhe Santiana kanë biseduar sërish bashkë. Ishte Santiana ajo që e ka pyetur Bucin se pse është prekur, pasi ky i fundit qëndronte i vetëm.
“Ti vet prej mendimeve tua po prekesh, ty mendimet e tua po të bëjnë keq, jo unë, unë asgjë nuk të thash”, është shprehur Santiana.
Pas këtij diskutimi, ishte Santiana ajo që i mbante mëri Bucit, e cila shpërtheu edhe në lot.
“Je ka ma ngarkon shumë situatën” , i tha Santiana Bucit, i cili iu afrua ta ngushëllonte.
Ndërkohë “pala e tretë” dhe miku i dy banorëve, Besi po ndodhet në “hall” se kujt t’ia mbajë anën dhe t’i qetësojë situatat mes tyre dyve.
Pas këtij veprimi të fundit nga Santiana, Besi u pa duke i thënë “Jeni t’u m’lujtë pasha Zotin”, duke aluduar që as ai s’po mund të arrijë t’i kuptojë dy banorët se çfarë raporti kanë në të vërtetë kjo dyshe.