Drake luan bastore me 600 mijë euro që të fiton Arsenali dhe Barcelona, nëse ia qëllon do të merr rreth 3 milionë euro

Drake luan bastore me 600 mijë euro që të fiton Arsenali dhe Barcelona, nëse ia qëllon do të merr rreth 3 milionë euro

Me rastin e El Clasicos të organizuar sot në “Santiago Bernabeu”, Barcelona do të vendos në fanellë logon e reperit Drake , bufin e tij (Ovo).

Një ide e lindur nga partneriteti mes Barcelonës dhe Spotify, e cila zakonisht shfaqet si sponsor në fanellat e Blaugranës.

Një partneritet që do të festohet me një sërë fanellash unike ku emri i sponsorit do të zëvendësohet me atë të artistëve të ndryshëm. Drake, me bufin e tij, do të jetë i pari, në një rast të veçantë siç është El Clasico.

Reperi kanadez është një sportdashës i njohur që i pëlqen edhe bastet dhe në këtë ka dashur të ekzagjerojë me një bast të dyfishtë: Drake në fakt ka vënë një bast masiv prej 617,467 eurosh.

Arsenalin e ka vendosur të fitojë ndaj Leeds United, dhe Barcelona ndaj Real Madridit.

Arsenali dhe Barça fitojnë sot kundër Leeds dhe Real Madrid.

Nëse ai fiton bastin do të fitojë 2,8 milionë euro.

Related Articles