Drake vë një bast të madh për meçin mes Fury dhe Usyk – kush fiton sipas reperit të famshëm?

Drake vë një bast të madh për meçin mes Fury dhe Usyk – kush fiton sipas reperit të famshëm?

Reperi Drake ka zbuluar se cilin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut do ta mbështetë në supermeçin e sotëm mes dy gjigantëve të boksit.

Fury dhe Usyk sot do të ndeshen në Riad të Arabisë Saudite rreth orës 00:00, ku fituesi do të bëhet boksieri i parë që mban katër titujt e mëdhenj të botës.

Drake në “Instagram” ka zbuluar se ka vendosur bast prej 565 mijë dollarë për fitoren e Furyt.

Në këmbim, nëse fiton boksieri britanik, reperi do të fitojë mbi 1 milion dollarë.

Fansat në rrjetet sociale bëjnë rregullisht shaka se Drake është “i mallkuar” me bastet e tij pasi shumë herë nuk ia qëllon.

Së fundmi, kanadezi humbi bastin mijëra eurosh në nokautin e Anthony Joshuas ndaj Francis Ngannou, ku kishte vënë bast për kamerunasin.

Po ashtu, ai humbi edhe gjysmë milionë dollarë të tjera në humbjen e Sean Stricklandit ndaj Dricus Du Plessis në UFC 297.

Related Articles