Një nominim kokë me kokë mes Drilonit dhe Gjestin, nxori këtë të fundit nga “Big Brother VIP Kosova”.
Tani që ka përfunduar spektakli më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Driloni, fituesi i këtij edicioni të “BBVK”, ka përkrahur publikisht Gjestin.
“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej. Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”.
Dyshja krijuan një raport me ulje e ngritje gjatë spektaklit, por që u afruan me njëri-tjetrin më shumë në javën kur të dy ishin të nominuar.
Gjesti s’ka humbur shumë kohë dhe ka vijuar aventurën në po të njëjtin format në Shqipëri, ndërkaq Driloni ka fituar çmimin e madh në Kosovë.
“Edhe ti e ki yllin në ballë, vëlla”, shkroi
Driloni për Gjestin, në një postim në ‘Instagram Story’, duke thënë se e pret me fitore.