Sot janë zhvilluar takimet e javës së 32-të të Superligës në Kosovë.
Kanë qenë dy takimet e mbetura, e që ishin shumë të zjarrta.
Ballkani ka barazuar me Prishtinën, duke i lënë vend Dritës për tre pikë diferencë në kreun e tabelës.
Llapi dhe Prishtina, janë të dyja ekipet që sfiduan pretendentët për titull, e të cilave iu duhej fitorja për të luftuar për një vend në Europë.
Këto janë rezultatet:
Llapi – Drita 0:2
(21′ Alidema humb penalltinë, 60′ Baftiu 0-1, 90+3′ Ovouka 0-2)
Ballkani – Prishtina 1:1
(45+4′ Kryeziu 0-1, Rrahmani 95+)