Trajneri kampion Driton Kuka, gjatë ditës së sotme, ka shkruar në rrjetet sociale se ai po mendon që sportin e xhudos ta propozojë si sport që duhet të futet në sistemin edukativo – shkollor.
Ai ka shkruar se “Qendra nacionale e xhudos”, është duke u ndërtuar, ku së bashku me Majlinda Kelmendin dhe Fatos Tabakun, do të punojnë që të ndërtojnë sa më shumë kampion.
Kuka i ka dhuruar Kosovës tri medalje olimpike me kampione si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Postimi i Driton Kukës në Facebook:
Qendra nacionale e xhudos po lëshon shtat dita ditës
Personalisht dua që unë me ndihmën e Majlindes e Tosit por edhe të tjerëve të vazhdojmë punën drejt medaljeve e sukseseve të reja!
Sporti me tri të Arta Olimpike duhet ecur përpara, jemi duke ndërtuar strategji për shtrirje ma serioze horizontalisht në mbarë vendin!
Modalitetet po i diskutojmë, po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo – shkollor!
Fillimisht me disa Komuna e mandej të shtrihet në mbarë vendin!
Kjo do forconte klubet dhe federatën dhe talentët do i grumbullojmë në Qendrën Nacionale për të ndjekur ëndrrat e xhudistëve të rinj!