Dua Lipa është duke shijuar famën, suksesin dhe lidhjen e saj.
Së fundmi ajo ka bëër një intervistë për Vogue France, ku është pyetur për të gjitha këto dhe më shumë.
E pyetur nga Vogue për faktin nëse e ka menduar apo e mendon që të bëhet mami së shpejti, Dua pranoi se po, por tha se “po mendon të bëhet mami i një albumi të ri”.
“I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi i ri” u shpreh me shaka këngëtarja 28-vjeëare, ndërsa duke folur për familjen, përmendi marrrëdhënien e ngushtë që ka me prindërit dhe si ata e kanë mësuar që në fakt është familja gjëja më e rëndësishme në jetë.