Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është vënë në qendër të vëmendjes në Palermo, pasi festimet e dasmës së saj në Sicili kanë shkaktuar reagime të banorëve lokalë për shkak të mbylljes së disa hapësirave publike.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë The Sun, dy sheshe të qytetit u përdorën për festimet e dasmës luksoze të artistes dhe bashkëshortit të saj, aktorit Callum Turner, duke sjellë kufizime në lëvizjen e banorëve dhe parkimin në zonë.

Banorët e zonës kanë shprehur pakënaqësi përmes posterave protestues me mesazhe si “Palermo nuk është me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjjes”, të cilat më pas janë hequr nga autoritetet lokale.

Sipas The Sun, Dua Lipa ka dhënë rreth 5,000 paund për banorët e zonës si shenjë falënderimi dhe kompensimi për shqetësimet e shkaktuara gjatë organizimit të festimeve. Ky gjest është interpretuar si përpjekje për të zbutur tensionet me komunitetin lokal.

Festimet e dasmës së saj janë zhvilluar në ishullin italian të Sicilisë, ku çifti ka mbledhur edhe personalitete të njohura nga bota e artit dhe showbiz-it.

Dasma e saj në Itali ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, pasi më herët çifti ishte martuar edhe në një ceremoni private në Londër përpara festimeve në Sicili.

Related Articles