Prej disa muajsh tashmë Dua Lipa përflitet se është në një lidhje të re.
Mediat dhe rrjetet sociale kanë aluduar se artistja e famshme shqiptare po përjeton një histori dashurie me regjisorin greko-francez Romain Gavras, teksa dyshja janë parë bashkë në Javën e Modës në Paris, po ashtu edhe në cmimet BAFTA, teksa marrëdhënien e tyre e kanë konfirmuar edhe burime pranë të dyve.
Megjithatë së fundmi ka qenë vetë Dua që ka konfirmuar vetë gjithcka me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një foto, më saktësisht një polaroid me një zemër të kuqe, ku ajo dhe Romain shfaqen duke qeshur bashkë.
Në këtë mënyrë këngëtarja shfaq haptazi se dicka speciale po ndodh mes saj dhe regjizorit të njohur.
Ajo cka e bën më interesante historinë e tyre gjithsesi, është fakti që Gavras ka qenë në një lidhje me këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Orën, me ciftin që i dha fund lidhjes në mars të vitit 2021, i njejti vit kur Dua u nda nga ish-i i sa i fundit Anwar Hadid.
Që nga ajo kohë Lipa është përfolur disa herë për romanca të ndryshme, megjithatë asnjëherë nuk ka konfirmuar asgjë dhe duket se kjo është lidhja e parë e dashurisë që pas djalit të familjes Hadid.
“Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj dhe e kanë shijuar kohën së bashku, e vazhdojnë ta bëjnë. Ata janë takuar me njerëzit e afërm të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta. Ajo e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj dhe ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativë.”- tha një burim pranë ciftit për “The Sun” në muajin mars e duket se vërtetë Dua ka gjetur “njeriun e saj”, të paktën kështu duket.