Ajo feston sot (e hënë) ditëlindjen e 27-të.
Dhe Dua Lipa bëri një paraqitje së fundmi në Instagram për t’u ofruar 85.9 milionë ndjekësve të saj një pjesë të ‘javës së ditëlindjes’.
Këngëtarja dukej e mahnitshme në një palë sytjena me plot shkëlqim dhe taka të larta, ndërkohë që festonte me miqtë në një bregdet.
Krijuesja e hitit “Physical” është shfaqur e mrekullueshme në setin e kompletuar me një fund të gjatë të bardhë.
Më vonë, në mbrëmje ajo shfaqi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm teksa shtriu këmbën pothuajse te koka e saj.
E veshur me një rrip të zi në belin e saj të hollë, ylli i popit i mbante gjërat e tjera në një çantë të bardhë me tegela.
Dua gjithashtu veshi një xhaketë xhins para se ta hiqte atë ndërsa kërcente gjatë natës.