Dua Lipa merr çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Award

Dua Lipa merr çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Award

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë aktualisht dhe është çdo herë në fokus të mediave botërore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po shënon suksese të njëpasnjëshme me projektet e saj muzikore.

Ajo së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.

Ylli ndërkombëtar është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, teksa ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për shpërblimin në edicionin e 60-të, Dua u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare.

“Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Aëards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”, ka theksuar Lipa në postimin e ndarë në InstaStory.

Related Articles