Dua Lipa rikthehet në Prishtinë për “Sunny Hill”, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë për “Sunny Hill”, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të festivalit “Sunny Hill”, i cili hap dyert sot dhe do të vazhdojë edhe më 1 e 2 gusht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur emocionet për rikthimin në Kosovë dhe për nisjen e festivalit.

Dua ka treguar se mbrëmjen e kaluar ka vizituar hapësirën ku do të mbahet eventi, për t’u siguruar se gjithçka është gati para hapjes zyrtare.

Ajo ka shprehur krenari për punën e familjes dhe të ekipit organizativ, të cilët janë angazhuar për realizimin e këtij edicioni.

Krahas përgatitjeve për festivalin, artistja ka ndarë edhe një moment të veçantë personal, duke bërë të ditur se është bërë kumbarë.

Në fotografitë e publikuara, Dua Lipa ka treguar edhe ushqimet tradicionale shqiptare që po shijon gjatë qëndrimit në Kosovë, përfshirë flinë, piten, specat e mbushur, ajvarin dhe sallatën.

“Shihemi sonte, Prishtinë”, ka shkruar ajo, duke rritur pritshmëritë e mijëra fansave që pritet të marrin pjesë në festival gjatë tri netëve.

Related Articles