Sipas “The Sun”, të ardhurat e Duas vetëm për vitin e kaluar ja kanë kaluar atyre të Adele-s. Këngëtarja ka fituar 68 milionë £, por pasuria totale e saj ende nuk ja kalon Adele-s.
Ajo që vlen të theksohet është se vlera e kompanisë së Duas është pothuajse trefishuar në tri vite.
Që pasi Dua vendosi të bashkëpunonte me babanë e saj Dukagjinin fitimet e saj kanë qenë marramendëse.
Dyshja kanë krijuar së bashku një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës.
Artistja nuk fiton vetëm nga karriera e saj si këngëtare. Thuhet se ajo fiton 10 milionë £ në vit nga rrjetet sociale.
Mendohet që deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të jetë një prej miliardereve në botë.