Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor “Sunny Hill”, takoi dje tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa.

Dua realizoi dhe foto me tenistët e rinj të vendit tonë.

Njoftimi i Federatës së Tenisit të Kosovës:

Ylli botëror i muzikës, e jona Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor Sunny Hill, takoi tenistët e rinjë të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Çika e Kosovës, Dua që si 15 vjeçare u shpërngul e vetme në Londër është storie suksesi e punës, talentit, angazhimit dhe vuajtjes personale të saj dhe të familjës Lipa.

Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis.

Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj.

Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa.

Related Articles