Po vazhdon akoma rivaliteti mes reperëve: Finem dhe Don Xhon.
Madje, muaj më parë u përfol edhe një sherr i supozuar mes tyre që doli të mos kishte ndodhur asnjëherë.
Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë t’i hedhin kunja njëri-tjetrit përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale.
Finem disa ditë më parë ishte në Kosovë me ç’rast vizitoi edhe kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Disa ditë më vonë, të njëjtën gjë e ka bërë Don Xhoni në përmbyllje të turnout veror, në qytetin e tij të lindjes.
Kjo ka ngjallë reagimin e reperit nga Shqipëria, i cili e ka konsideruar veten ‘meritor’ për vizitën e Don Xhonit në Prekaz.
“Është turp me të djeg. Duhesh mu krenu o ‘patriot’. Shyqyr ta kujtova biles që shkove”, ka thënë Finem.
Kjo bëri që të ketë edhe reagime të tjera, përfshirë këtu edhe një kërcënim nga ana e Finem.