Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, Gjykata merr vendim për Feron

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, Gjykata merr vendim për Feron

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ndaj reperit, Feronit Shabani, i njohur si Fero.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra.

Kujtojmë se Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për arrestimin e Feros, i cili dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Related Articles