Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko thuhet se është bërë një objektiv konkret për Interin, i cili mund të duhet të zëvendësojë Romelu Lukakun këtë verë.
Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për Lukakun, e cila peshon plot 115 milionë euro.
Me shitjen e yllit belg, Interi thuhet se po shikon alternativat e mundshme për të zëvendësuar golashënuesin e tyre kryesor.
Belgu ka qenë jetik nën drejtimin e Antonio Contes, por Simone Inzaghit do t’i duhet të bëjë pa ish-lojtarin e Manchester Unitedit dhe Evertonit.
Sipas mediumit SportItalia, Interi mund të shikojë te Roma për zëvendësimin e tij, pasi gazetari Gianluigi Longari pretendon se klubi po përgatitet të bëjë një lëvizje për reprezentuesin e Bosnjës, Dzeko.
#Inter nuovi contatti interlocutori per #Dzeko che resta un valido piano alternativo per l’attacco qualora arrivasse il via libera al #Chelsea per #Lukaku. @tvdellosport— Gianluigi Longari (@Glongari) August 7, 2021
Dzeko është lidhur me një lëvizje në Inter vitet e fundit dhe kjo verë nuk është ndryshe, pasi Lukaku duket se është i destinuar të largohet nga San Siro.
Nerazzurrët thuhet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 35-vjeçarit, i cili mbërriti në Romë nga Manchester City në korrik të vitit 2016.
Kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe në sezonin e fundit atij iu hoq shiriti i kapitenit pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Paulo Fonseca.
Dzeko ka shënuar 119 gola në 260 paraqitje në të gjitha garat për Giallorossët.