Pas prime-it të fundit të Big Brother VIP Kosova 2, në rrjete sociale u shpërnda një deklaratë e Edonës, e cila u dëgjua teksa thoshte që Buci ishte duke pësuar sulm gjatë rrëfimit të historisë së Shqipës.
Këtë gjë e konfirmoi pak më parë vetë Buci, i cili u shpreh se të sharat që i kishte bërë ndaj Adrit e Ardit nuk i mbante mend aspak shkaku i konsumimit të tepërt të alkoolit.
“Atë natë jom kanë tu pësu sulm. Qaq i pirë jom kanë s’kam mbajt në mend kurrgjë. Jom ni keq prej vetes tem, ju kerkoj falje”, tha Buci.