“E treta, e vërteta” – Blero martohet sonte në një ceremoni private

“E treta, e vërteta” – Blero martohet sonte në një ceremoni private

Këngëtari i njohur Blero do të martohet sonte.

Lajmin e ka zbuluar miku i tij, moderatori i njohur, Labinot Gashi, i cili edhe është marrë me organizimin e dasmës.

Ai ka treguar se dasma do të jetë tejet private dhe se nuk do të ketë media.

“Unë e di se kogja gjatë janë bashkë…I uroj ma të mirën. E treta, e vërteta”, ka thënë Labi, duke qeshur.

Blero më herët ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë.

Më pas ka qenë i martuar edhe me modelen Afrona Dika.

Related Articles