Ed Sheeran tregon se vajza e tij qan kur i këndon këngët

Ed Sheeran tregon se vajza e tij qan kur i këndon këngët

Ai është ndër artistët që këngët e tij dëgjohen pothuajse në të gjithë botën.

Por, Ed Sheeran tani ka zbuluar se jo gjithkush mund të jetë fans i muzikës së tij, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Enigma.

Këngëtari në një intervistë për BBC Radio 1 ka treguar për raportin me vajzën, dhe se si ajo nuk i dëshiron këngët e tij.

“Definitivisht kam kaluar orë të tëra para pasqyrës për të arritur ku jam tani. Praktika bën gjithçka të jetë perfekte”, është shprehur ai.

Tutje Ed shtoi: “Tani i këndoj vajzës time, e cila nuk është fansja më e madhe. Ajo gjithmonë qan”.

Ndërkohë artisti tha se është vetëm një projekt që ajo e preferon, e që është “Shape Of You”./Gazeta Enigma/

Related Articles