Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është duke u përgatitur për meçin e radhës për titullin IBF International. Ai pritet të performojë para 70 mijë shikuesve në Tottenham Stadium.
Po në atë natë, do të jetë edhe ndeshja në peshat e rënda e Anthony Joshua kundër Aleskendar Osyk.
Marku ka shtatë muaj pa boksuar.
SHPERNDAJENI ???????? Data e ndeshjes esht konfirmuar 25 Shtator per titullin IBF INTERNATIONAL. Nuk mundesha Te kerkoja dicka…Posted by Florian Marku on E mërkurë, 25 gusht 2021
Marku ka shpërndarë disa foto dhe video nga përgatitja e tij për këtë meç.
Floriani ka shtuar se ky meç do të jetW i pari i tij pas 7 muajshë!
“7 muaj nga ndeshja ime e fundit dhe me 2 operacione në duar jam më i gatshëm se kurrë. Unë kam punuar vërtet shumë dhe ju do ta shihni punën time natën e ndeshjes . Me dëshirën e Zotit në 2 javë është ndeshja ime e radhës për titullin ndërkombëtar IBF para 70,000 spektatorëve, ju garantoj se do të sjell Emocion për publikun dhe një KO të madh. Nuk mund të kërkoj më shumë . Let’s Goooooooooo “, ka shkruar Marku ne profilin e tij ne facebook.