Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Përveç futbollistit të FC Shkupi, Andrej Llazarov, nga zjarri i djeshëm që kaploi diskotekën në Koçan, jetën e kanë humbë edhe portieri Damjan Taneski (18 vjeç) dhe basketbollisti Petar Ivanovski (20 vjeç).

Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.

Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka tronditur kolegët dhe miqtë e tij sportivë, të cilët e përshkruan si një sportist të talentuar dhe të përkushtuar.

Nga ana tjetër, vdekjen e Ivanovskit e ka konfirmuar edhe klubi mëmë i tij, Dino Basket, i cili përmes një mesazhi emocionues ka shprehur pikëllimin për humbjen e lojtarit të tyre të talentuar.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski ishte ndër viktimat e tragjedisë. Petari ishte jashtëzakonisht i respektuar në mesin e miqve dhe bashkëlojtarëve dhe si MVP i turneut U-14, ai la gjurmë të thella në botën e basketbollit. Ishte një person i mrekullueshëm, një luftëtar me zemër të madhe”, ka shkruar Dino Basket. / Gazeta Enigma.

Related Articles