Gjatë natës së mbrëmshme në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” u organizua një dasmë ku nusja u zgjodh Kiara dhe dhëndrri Luizi.
Ata dukeshin të mrekullueshëm, gjersa moderatorja u shfaq me vello dhe artisti nga Shkodra me kostum elegant.
Të njëjtit madje shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.
Ky moment tashmë është bërë viral dhe ka marrë primatin në të gjitha rrjetet sociale.
Momentin magjik në BBVA e ka komentuar edhe këngëtarja Ronela Hajati, e cila duket se ka qenë e emocionuar po ashtu.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, u shpreh ajo.