Edhe Vesa Luma reagon kundër deklaratës së Zhaklin Lekatarit: Njerëz pa kulturë e identitet

Edhe Vesa Luma reagon kundër deklaratës së Zhaklin Lekatarit: Njerëz pa kulturë e identitet

Zhaklin Lekatari e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, jo për shkak të “BBVIP”, por për një deklaratë që bëri teksa gjendej në Serbi, ku u shpreh se ndihej e sigurtë “në një vend pa shqipe”.

Kjo fjali e opinionistes në Twitter shkaktoi reagimin e shumë njerëzve, ndër to edhe të ish-banores së “Big Brother”, Nita Latifi dhe moderatores Fjoralba Ponari.

Të dy reagimet e vajza i gjeni këtu dhe këtu.

Pas tyre, ka reaguar edhe Vesa Luma. Artistja nga Kosova, në postimin e parë, teksa ka ri-postuar foton e Zhaklinës nga Serbia, ka shkruar:

“Aty rri Zhaku, dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”

Edhe Vesa Luma reagon kundër deklaratës së Zhaklin Lekatarit:

Ndërsa në postimin e dytë, Vesa ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, reperin shqiptar Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar:

“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr jane shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Cohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.

Edhe Vesa Luma reagon kundër deklaratës së Zhaklin Lekatarit:

Lian është vogëlushi i ciftit, i cili edhe pse ka lindur dhe jeton me prindërit në Zelandën e Re, përmes videove, Vesa na ka treguar se e ka mësuar me dashurinë dhe krenarinë për atdheun e tij.

Nuk e dimë nëse ai veprim i Zhaklinës, do të pasohet edhe nga reagime të personazheve të tjerë.

Related Articles