Edona James hyn në BBVK2: Po hyj single, nuk dihet a dal

Edona James hyn në BBVK2: Po hyj single, nuk dihet a dal

Sonte ka filluar sezoni i dytë i formatit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova 2.

20 banor do jenë pjesë e këtij sezoni kështu bëri të ditur Alaudin Hamiti.

Banorja që sapo hyri është Edona James. Ajo u rikthye në Kosovë pas shumë viteve duke u bërë pjesë e këtij formati.

Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare në Gjermani.

Ajo u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.

Edona, kishte vujatur nga një lloj i kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.

Por në vitin 2020 ka bërë të ditur se gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë më aktive për fansat e saj.

Më parë, ajo ka qenë pjesë e Big Brother Gjermania, ku edhe kishte dalë pas katër dite.

Related Articles