Të shtunën në Big Brother VIP Albania ka pasur dy eliminime.
Pas Xhonatanin, nga shtëpia është larguar Efi, si më pak e votuara nga publiku në televotimin e dytë të mbrëmjes.
Në nominim kanë qenë Kiara, Efi dhe Luizi – ky i fundit shpëtoi i pari si më pak i votuar nga publiku për të dalë.
Që të tre konkurrentët e lartpërmendur të shkonin në nominim vendosi Deamishel, si fituese e lojës së inteligjencës e cila ishte organizuar gjatë javës.
Ajo dha si arsye faktin se me të tre ka pasur shumë kontradikta dhe se përkundër sjelljes së mirë ndaj tyre, jo e njëjta ka ndodhur edhe nga ana e Luizit, Kiarës dhe Efit.