Si gjithmonë banori i cili eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ftohet në “Fan Club” për të treguar eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.
E eliminuara e djeshme ishte Efi, ku duket se nuk ka pasur dhe një përballje të mirë me opinionisten e programit e cila ishte pikërisht motra e Olta Gixharit.
Gazetarja e ka treguar haptazi mospëlqimin për ish-konkurrenten e “Për’puthen” duke ngritur tonin e zërit dhe duke iu kundërvënë në përgjigjet e saj.
Gjatë emisionit vajzat patën gjithashtu dhe përplasje me njëra- tjetrën.
“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi Gertës.
“Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”
“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi”.