Egli bëhet e “gjallë”: Po merrem me veten për t’u ngritur më e fortë

Egli bëhet e “gjallë”: Po merrem me veten për t’u ngritur më e fortë

Egli Tako ka bërë reagimin e saj të parë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke ndarë ndjesitë dhe reflektimet mbi eksperiencën e saj. Në një mesazh të gjatë dhe emocional, ajo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë nga publiku, ndërsa thekson se ndodhet pranë njerëzve të saj të dashur, duke u përpjekur të rigjejë forcën, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo diçka të ngjashme. Kam shumë njerëz pranë meje që po investohen me gjithçka kanë, që unë të rimarr forcat dhe të dua veten më shumë!”, shkruan ajo.

Duke folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe marrëdhënien me një prej banorëve, Egli thekson se ndjenjat e saj ishin të sinqerta dhe se veprimet e personit tjetër i ka lexuar si të tilla.

Puthje, ledhatime, përqafime, prekje të ëmbla dhe çdo lloj kontakti, qoftë edhe përmes syve, janë gjeste që një njeri i përfshirë në ndjenja i bën. Këto më dhanë shpresë!”, shprehet ajo.

Megjithatë, ajo pranon se ka kaluar momente të vështira, ku është ndjerë e lënduar dhe e konfliktuar mes ndjenjave të saj dhe lojës që zhvillohej në shtëpi.

U përpoqa shumë të kuptoja lojën e tij strategjike, edhe kur ajo cenonte respektin ndaj vetes sime. U shqetësova dhe u kujdesa më shumë për të sesa për veten, por askush nuk duhet vënë para vetes!”

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Egli thekson se nuk ka arsye për ta takuar personin në fjalë jashtë shtëpisë, pasi ai tashmë është shprehur publikisht se mes tyre nuk mund të kishte një raport romantik.

Po merrem dalëngadalë me veten për t’u ngritur më e fortë. Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mund t’i fik me buton, por distanca më ndihmon të shoh realitetin më ftohtë.”

Ajo gjithashtu i uron suksese ish-banorëve dhe shpreh vlerësimin e saj për momentet e bukura të ndara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Kam ndarë pjatën dhe shtratin me të, dhe nga ana ime, nuk do përçmohet kurrë.”

Egli Tako mbyll reagimin e saj me një mesazh mirënjohjeje për mbështetësit dhe ndjekësit e saj:

Faleminderit nga shpirti për gjithë dashurinë dhe vlerësimin!” /Gazeta Enigma/

Related Articles