Eilish: Kam përjetuar makthe nga ekspozimi i pornografisë në fëmijëri

Eilish: Kam përjetuar makthe nga ekspozimi i pornografisë në fëmijëri

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, ka rrëfyer se ka kaluar ankth, pasi është ekspozuar ndaj filmave pornografikë që në moshën 11-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat e huaja, ajo tha se ndjekja e pornografisë në moshë të vogël “dëmtoi përvojat e mia seksuale, duke më bërë që të mos i thosha ‘jo’ asgjëje”.

Më tej, 19-vjeçarja tha se nga kjo përvojë ndihej e shkatërruar.

Eilish, e cila për pak mbush 20 vjeç, e ka kaluar pjesën më të madhe të adoleshencës duke qenë në qendër të vëmendjes.

Tashmë ajo mendon se pornografia “është një turp”, pasi ka parë përmbajtje, të cilat i përshkroi si “të dhunshme” dhe “abuzive”.

Një “problem i vërtetë”, sipas Eilish-it, është fakti se “pornografia po deformon kuptimin e vërtetë të fjalës seks”.

Ekspozimi ndaj pornografisë në një moshë të re mund të jetë i dëmshëm.

Madje, sipas studimeve, pornografia, me akte abuzive, mund të çojë dhe në shëndet të dobët mendor dhe rezultate të tjera negative te fëmijët.

Këngëtarja gjithashtu diskutoi një sërë çështjesh të tjera në intervistën e saj, duke përfshirë infektimin me COVID-19 në fillim të këtij viti, pavarësisht se ishte vaksinuar.

Related Articles