Që nga përfundimi i edicionit të parë të reality show “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz mbeten një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.
Ky i fundit ishte protagonist në premierën e sezonit të katërt të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun, në një rrëfim për karrierën por edhe për jetën e tij personale.
Dj i cili tashmë është bërë baba i një djali u ndalua edhe tek jeta e tij personale, ku foli për fejesën e statusin e ri si prind.
Në pyetjen nëse çifti pasi janë bërë prindër të Trevit janë martuar në fshehtësi, ai u përgjigj me sinqeritet duke thënë jo teksa kur të celebrojnë dashurinë e tyre në një shkallë tjetër ajo do të kuptohet nga të gjithë e madje Einxhel tashmë po kërkon një dasmë të madhe Kosove, pas martesës së kunatës së saj e cila bëri shumë bujë gjithandej mediave.