Einxhel e refuzon DJ kosovar

Einxhel e refuzon DJ kosovar

Moderatorja Einxhel Shkira, e cila ka dy javë që ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP, së fundmi është komentuar për raportin e saj me Dj kosovar, Arbër Gumnishta.

Të dy banorët javën e kaluar shprehën pëlqimin mes tyre, por një lojë e bërë nga Big Brother, ku Einxhel nuk plotësoi dëshirën e Dj Dagz, ka bërë që dyshja për disa ditë të mos flasin me njërit-tjetrin.

Madje edhe gjatë spektaklit mbrëmë ata hodhën kunja mes vete.

Derisa sot gjatë ditës ata kanë debatuar sërish, për një deklaratë të Enxhit e cila tha se nuk do të ketë asgjë me Dj Dagz për shkak të Iliri, shprehje kjo me ironi nga ana e moderatores, por që nuk i ka pëlqyer aspak Dj Dagzit.

Këtu Einxhel e nervozuar është shprehur se nuk dëshiron të ketë asgjë me Dj Dagz.

/Gazeta Enigma/

Related Articles