Së fundmi Prive raportoi sërish se moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Megjithatë, prezantuesja ka reaguar menjëherë pas këtyre lajmeve duke i hedhur poshtë këto aludime.
Zeshkania ka publikuar në rrjete sociale sekuenca nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku në një anë ka ironizuar me shkrimet e nga ana tjetër ka mohuar edhe lajmin e shtatzënisë.
Përkundrazi se është përfolur shumë kjo pjesë, Shkira demanton tërësisht këto spekulime.
E pas një sërë videosh, ajo në fund tha: “Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”.
Ajo madje ka realizuar edhe një pjesë të filmit duke shtuar në vijim: “Më duhej ta bëja këtë”.
Einxhel përndryshe prej muajsh po shijon një lidhje dashurie me DJ nga Kosova, Dagz.
Ata u njohën me njëri-tjetrin në edicionin e parë të formatit Big Brother VIP.