Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilani ka prodhuar jo pak polemika, me ç’rast mysafirët kanë pretenduar për dy penalti gjatë ndeshjes, shkruan Gazeta “Enigma”.
Fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes teksa sulmuesi, Edi Basa, pengohet brenda zonës nga Met Millaku.
Ky fakt është argumentuar edhe nga eksperti i referimit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, Petrit Muhadri, i cili në kanalin zyrtar të FFK-së ka potencuar që kjo është një penalti e kjartë.
Po ashtu Muhadri ka argumentuar se Gjilani është dëmtuar edhe në fundin e ndeshjes, teksa një tjetër penalti e pastër nuk është akorduar.
Në minutën e katërt shtesë mbrojtësi Elton Basriu e pengon qartazi sulmuesin Almir Aganspahic brenda zonës, por për gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu ishte gjithçka e rregullt. B
ejtullahu nuk është asistuar nga VAR, aty ku ka qenë Alban Shala.
Për më shumë ndiqeni videon: