Aktorja Elia Zaharia ka rrëfyer sot atë që ndodh mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka, një konflikt familjar që shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.
Ngjarja do të bëhej edhe më tronditëse, kur në rrjetet sociale u përhapën pamjet e konfliktit fizik mes saj, babait të saj dhe Princit Leka.
Në një intervistë për emisionin “Zona Zero”, Elia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.
Ajo u shpreh e lënduar teksa tha se vajza e tyre, Princesha Geraldina ishte e pranishme në konfliktin e Princit Leka me babain e Elias, Gjergj Zaharia.
Zeka: Si jeni njohur me Princin?
Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.
Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?
Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.