Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, dhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur, Gjiko u bën prindër për herë të dytë. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Bota.
Elita gjatë kohës së shtatzënisë shtoi shumë peshë, ku ka ndarë së fundmi me fansat në Instagram një fotografi vetëm një javë para lindjes së vajzës.
Ajo ka arritur ta marrë veten mjaft shpejt, duke arritur të rikthejë linjat e trupit në vetëm pak kohë, moderatorja shfaqi tashmë barkun e saj të sheshtë, në vetëm një muaj pas lindjes.
Kjo paraqitje duket të jetë rezultat i një jetese të shëndetshme të saj, të bërë gjatë kësaj kohe. Nga postimet në rrjetet sociale, Elita ka treguar se është e kujdesshme në ushqim, ndërsa nuk ka bërë të ditur dhe se frekuenton me rregull palestrën. /Telegrafi/