Janë dy ndër artistet më të dashura nga publiku e ky bashkëpunim mes tyre pritej me padurim. E kemi fjalën për Dhurata Dorën dhe Elvana Gjatën.
Prej kohësh fansat e artisteve kërkonin ti shihnin në një projekt të përbashkët dhe momenti erdhi!
Vetëm pak minuta më parë Elvana dhe Dhurata sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre në mënyrën më të bukur. Të dyja vajzat postuan në Instagramin një foto të tyren duke bërë tag njëra-tjetrën. Konkretisht: Elvana postoi foton e saj duke bërë tag Dhuratën dhe Dhurata postoi foton e saj duke bërë tag Elvanën. Përveç kësaj, fotot ishin të bëra në të njëjtin ambient, i cili duket të jetë një nga skenat e xhirimit të klipit.
Artistet ende nuk kanë zbuluar asnjë detaj më tepër, por duke pasur parasysh potencialin e të dyjave, pritshmëritë janë të larta dhe e dimë që nuk do të zhgënjehemi.